Messi: Laporta më lëndoi, askush nuk më kërkoi të luaja falas te Barcelona

Messi: Laporta më lëndoi, askush nuk më kërkoi të luaja falas te Barcelona

Lionel Messi është rikthyer të flasë për largimin e tij në verë nga skuadra e Barcelonës. Në një intervistë për “Sport”, ylli argjentinas ka komentuar fjalët e presidentit të katalanasve, Joan Laporta, i cili pak javë më parë tha se shpresonte që Messi të luante falas për Barcelonën. Në lidhje me këtë, sulmuesi u shpreh se diçka e tillë nuk iu kërkua dhe shtoi se është i prekur nga fjalët e Laportës.

“E vërteta është, siç e kam shpjeguar kur jam larguar, unë kam bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar. Kurrë askush në asnjë kohë nuk më ka kërkuar të luaj falas.

Më kërkuan ta ul pagën për 50 për qind dhe e bëra pa ndonjë telash. Ishim në pozitë për ta ndihmuar klubin më shumë. Dëshira ime dhe e familjes sime ishte të qëndronim në Barcelonë.

Askush nuk më kërkoi të luaj falas por në të njëjtën kohë, duket se fjalët e thëna nga presidenti janë të pavenda. Ato më lënduan mua sepse ai nuk kishte nevojë t’i thoshte ato”, u shpreh Messi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy