Julian Alvarez, afër Paris St Germain

Julian Alvarez, afër Paris St Germain

   Tentativat e njëpasnjëshme për Julian Alvarezin nga ekipet e elitës shumë shpejt mund t’ia vënë pikën eksperiencës në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 

Barcelona dhe Paris St Germain janë më të interesuarat momentalisht, dy klube tejet të rëndësishëm në Europë.

 Mirëpo praparakisht mund të thuhet se ‘’ Les Pariziens “ janë paksa më të avantazhuar për arsye të potencialit të Nasser Al Khelaifit i cili në fakt ka dhënë maksimumin ndër vite gjatë merkatove.

 Argjentinasi përfshihet në rangun e më të spikaturve në Europë, shumë i rrezikshëm përpara portës, e bën mjaft mirë presionin dhe sigurisht është tejet i saktë në finalizim. 

Tek ‘’ Blaugranët ‘’ besojnë se nëse ishi i River Plates do të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’ do ta zëvëndësojë shumë mirë Robert Lewandowskin por edhe presidenti i ‘’ Les Pariziens ‘’ ka bërë gati çekun prej 150 milionë eurosh. 

Julian Alvarez është shumë i rëndësishëm edhe tek Argjentina e Lionel Scalonit i cili do të jetë pa dyshim një ndër të përzgjedhurit në 11-she gjatë Botërorit. 

Projekti ambicioz i sheikut nga Katari entuziazmon çdo lojtar pasi përpos pagës së konsiderueshme afrohet dukshëm me trofetë gjatë çdo sezoni.

 20 gola dhe 9 asiste në 49 sfida janë statistikat e nxënësit të Cholo Simeones me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në sezonin aktual i cili ka bërë hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy