
Në këto ditë të fundit të merkatos së verës drejtuesit e Liverpoolit po punojnë me shumë përkushtim për ti ardhur në ndihmë ofensivës.
Natyrisht që koha nuk premton por megjithatë ‘’ Te Kuqtë ‘’ po bëjnë maksimumin.
Alexander-Isak është zgjedhja kryesore e trainerit Arne Slot i cili në sezonin e parë në ‘’ Anfield Road ‘’ bëri një punë të shkëlqyer.
Për suedezin flitet se së shpejti do të largohet nga ‘’ St James Park ‘’, një referent në metrat e fundit të Newcastle.
Së fundmi ishi i Real Sociedadit është shprehur në rrjetet sociale se dëshiron të largohet nga bardhezinjtë dhe ky lajm është një sinjal pozitiv për Liverpoolin.
Në sezonin e shkuar nordiku e ndihmoi Newcastlen me 27 gola në 42 sfida, të mjaftueshme për të siguruar një vend në kompeticionet europiane.
Sipas disa burimeve thuhet se presidenti i anglezëve Tom Werner do të ofrojë rreth 160 milionë euro për ti bindur drejtuesit e Newcastles, duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar që bën diferencën.
Tensioni në kampin e këtij ekipi është shtuar pasi golashënuesi nga Solna është shprehur se nuk dëshiron të stërvitet, ç’ka e bën edhe më të pamundur qëndrimin tek Newcastle.
Nëse Liverpooli do të ketë fatin ta ketë pjesë do të shëndërrohej në një ndër transferimet më të shtrenjta të historisë së futbollit.
Ish kampionët e Champions Leagues dhe Premier Leagues vijojnë të konsiderohen një destinacion interesant për lojtarët me emër dhe tashmë besohet se ka ardhur koha që Alexander Isak të lërë Newcastlen.



