
E ndodhur në probleme të rënda ekonomike Barcelona është duke i lëvizur shpejt gurët për ta zgjidhur me shpejtësi këtë çështje . Para disa kohësh ishte Leipzigu i cili u interesua për talentin Ilaix Moriba duke ofruar 8 milionë euro . Përgjigja e katalanasve ishte e menjëhershme duke e refuzuar sepse kërkojnë 15 milionë euro për ta larguar mesfushorin nga Guinea nga mitiku ‘’ Camp Nou ‘’.
Duke qenë se është një lojtar që ofron shumë garanci, gjermanët parashikohet se nuk do të dorëzohen dhe sipas OneFootball janë të gatshëm ta plotësojnë kërkesën e ‘’ Los Cules ‘’ të cilët pretendojnë 15 milionë euro për perlën afrikane .
Spanjollët nuk duan të rrezikojnë sepse siç dihet kontrata e Illaix Moribas skadon vitin e ardhshëm dhe ky fakt thekson se nëse presin më shumë kohë do të rrezikonin të mbesnin me gisht në gojë sepse mund të largohej nga Katalunja me parametër zero . Një shumë e tillë pritet të konsiderohet nga drejtuesit e kuq e bluve të cilët po vuajnë problematika të theksuara ekonomike dhe duan që ti japin fund për të shijuar një sezon që pritet të jetë shumë kompetitiv në të gjitha kompeticionet.
Transferimi në ‘’ Red Bull Arena ‘’ do të konceptohej një shans shumë i mirë për të ardhmen e Illaix Moribas i cili do të kishte privilegjin të aktivizohet edhe në Uefa Champions League .
Deri më tani Illaix Moriba numëron 18 ndeshje dhe 1 gol me ‘’ Blaugranët ‘’ por Leipzig mbetet një mundësi shumë interesante për vijimin e karrierës .



