
Prej disa kohësh sulmuesi i Real Sociedadit Aleksander Isak i ka dhënë sinjalet se është drejt rrugës së shëndërrimit në një ndër më produktivët .
Karakteristikat e suedezit janë të ngjashme me ato të bashkombasit Zlatan Ibrahimovich i cili është një ikonë e futbollit botëror . 22 vjeçari konsiderohet si një ndër zëvëndësuesit idealë tek kombëtarja nordike në momentin që ylli i Milanit do të vendosë ti japë fund futbollit të luajtur .
Një lojtar i tillë s’kishte si të mos pretendohej nga skuadrat më të njohura si Real Madridi , Barcelona dhe Manchester City . Në rastin e bardhekaltërve , traineri i tyre Pep Guardiola e shikon si një opsion të vlefshëm sidomos pas dështimit për transferimin e anglezit Harry Kane në ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Me ‘’ Txuriurdinët ‘’, Alexander Isak jo vetëm që konisderohet një pikë referuese në repartin e avcancuar por e ka justifikuar besimin që i ka dhënë traineri Imanol Alguacil me 34 gola dhe 5 asiste në 95 ndeshje .
Por pavarësisht se spanjollët kanë arritur firmosjen e kontratës me golashënuesin deri në 2024-tën , interesi i ‘’ The Citiziens ‘’ nënkupton jo vetëm rritjen e Alexander Isak në aspektin sportiv por edhe në atë ekonomik .
Nëse do ti bashkohej Pep Guardiolas patjetër që e ardhmja e ishi-t të Willem II në Eredivisie do të avantazhohej ndjeshëm sepse Manchester Cit-y është një klub i ndërtuar për të fituar çdo trofe të mundshëm , fakt që njëkohësisht e pasuron karrierën e komponentëve nga të cilët përbëhet .
Duke qenë se është një ndër klubet më të fuqishëm në botë për sa i përket aspektit ekonomik , Real Sociedadi mund ta konsiderojë një investim të suksesshëm shitjen e tij pavarësisht se nga ana tjetër do të humbiste një faktor determinant.
Sezoni aktual vijon ta shoqërojë siç duhet suedezin i cili në 6 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka privilegjin e pjesëmarrjes në Uefa Europa League me një skuadër që konsiderohet një kundërshtar shumë i vështirë për tu mundur .



