
Siç dihet prej kohësh , një ndër objektivat e Real Madridit për të ardhmen vijon të jetë përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes , repart në të cilin Dani Carvajal është i vetmi që ka bindur. Anglezi Alexander-Arnold është bërë pjesë e projektit të madrilenëve , kryefjala e të cilit është pa dyshim rikthimi tek titujt në të ardhmen . 24 vjeçari konsiderohet nga specialistët një ndër më të mirët në këtë pozicion, për të cilin drejtuesit e Liverpoolit akoma nuk e kanë gjetur zgjidhjen në lidhje me rinovimin e kontratës që i përfundon në 30 qershorin e 2025-sës. Edhe pse me shumë mundësi Carlo Ancelotti nuk do të vijojë në stolin e ‘’ Los Merengues ‘’ në sezonin vijues, Alexander- Arnold vlerësohet nga italiani, lojtar i cili numëron shtatë sezone me të ashtuquajturit ‘’ The Redsat ‘’. Duke qenë se është shumë i rëndësishëm në skemat e gjermanit Jurgen Klopp , Real Madridi do ta ketë të vështirë ta largojë nga ‘’ Anfield Road ‘’ , pavarësisht se presidenti Florentino Perez shquhet për ofertat e bujshme .



