
Pavarësisht se opsionet e Atletico Madridit për fitimin e titujve janë ende në lojë, s’përjashtohen largimet në fundin e sezonit.
Traineri Diego Simeone e ka analizuar me detaje situatën e skuadrës, i cili ia ka hapur derën e largimit dy lojtarëve.
Saul Niguez nuk po shfaq rendimentin e disa viteve përpara dhe për ‘’ El Cholon ‘’ ky fakt është mëse i mjaftueshëm për t’ia vënë pikën kësaj çështjeje.
Edhe pse për një periudhë të shkurtër kohe spanjolli u huazua tek Chelsea, ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë e numrit një të stolit.
Edhe Jose Maria Gimenez duhet të bëjë gati valixhet, të cilin e kanë pezulluar demtimet dhe ky fakt Diego Simeones nuk i krijon asnjë garanci.
Largimi i mesfushorit dhe mbrojtësit mund ti vijë në ndihmë të ashtuquajturve ‘’ Los Colchoneros ‘’ në aspektin ekonomik dhe më pas të hidhen në sulm për të fuqizuar repartet të cilat kanë mbetur në prapavijë.
Gjithsesi, Atletico Madridi mbetet një skuadër cilësore, ndër më të vështirat për çdo rival, të cilën e presin sfida jo të lehta, sidomos ato të Champions Leagues kunder Interit.



