Manchester United i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve. Ekipi i drejtuar nga Louis Van Gaal u mposht 3-2 në “Volswagen Arena” nga gjermanët e Wolfsburg. Ekipi Hollandez i PSV Eindhoven ka arritur të parakalojë në renditje “djajtë e kuq” duke i marrë vendin e dytë në grupin B, pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj CSKA-së Moskës.
Braziliani Naldo shënoi një dygolësh duke i shkaktuar një humbe të merituar anglezëve, që tashmë mund ta konsiderojnë një dështim fushatën e tyre në këtë edicion të Champions-it. Për Wolfsburgun ky është një kualifikim historik, teksa gjermanët nuk kishin kaluar kurrë më parë fazën e grupeve. Në përfundim të ndeshjes trajneri i anglezëve Louis van Gaal ka hedhur faj per këtë skulifikim edhe mbi arbitrin anësor, pasi vuri në dyshim vendimin e tij për të anuluar golin e shënuar nga Lingard. Goli shënuar në fund të pjesës së parë dhe i cilësuar nga ky i fundit si pozicion jashtë loje.
Manchester United mbetet jashtë Champions League por jo, jashtë kompeticioneve europiane, pasi me renditjen si ekipi i tretë në grup fiton të drejtën për të marre pjesë në Europa League.



