Inter këmbngul për rinovimin e Skriniar

Inter këmbngul për rinovimin e Skriniar

Transferimi nga Sampdoria në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në merkaton e 2018- tës , sigurisht e ka shëndërruar Milan Skriniar në të domosdoshëm tek Interi .

Sllovaku ka dhënë shumë shpejt impaktet tek zikaltërit dhe me kalimin e kohës është vënë në radarët e Manchester City-t dhe Real Madridit duke treguar se të qënit pjesë e italianëve e ka ndihmuar për të arritur tek suksesi . 

27 vjeçari është shumë i privilegjuar në 11-shen e Simone Inzaghit por ngërçi në këtë histori është se drejtuesit e 19 herë kampionëve të Scudettos nuk i janë përgjigjur peticionit të tij në lidhje me rritjen e rrogës duke vënë në pikpyetje qëndrimin tek Interi .

 Fakti  se  kontrata e ishi-t të gjenovezëve përfundon në 2023- shin , italianët do të kishin një favor nëse do të largohej pasi do të mbushnin arkat, mundësi definitivisht e anashkaluar sepse Milan Skriniar është një shtyllë e rëndësishme në prapavijë dhe do të bëhet çmos për qëndrimin e tij .  

Puna ka filluar tek kampionët në fuqi që Italisë të cilët po përgatisin një kontratë deri në 2027-tën  për të mos i prishur punë skemave të Simone Inzaghit i cili po bën një punë për tu duartrokitur me Interin .

 3 milionë eurot që përfiton Milan Skriniar sipas raportimeve të ‘ Calciomercatos ‘ parashikohen se do të kenë një rritje të konsiderueshme në shenjë shpërblimi për kontributin e deritanishëm me Interin , skuadër që tregoi se me Antonio Conten në stol, mund të dominojë në Itali . 

Gjërat kanë ndryshuar por objektivat mbeten të njëjtët dhe me ishi-n e Lazios po tentohet të përmirësohet çdo aspekt që ka çeduar dhe qëndrimi i peshave të rënda është absolutisht një domosdoshmëri për të mos devijuar nga sukseset .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy