
Prej mbylljes se këtij sezoni Elseid Hysaj nuk do jetë më futbollist i Napolit, pasi i skadon kontrata me të kaltrit. Palët nuk kanë gjetur marrëveshje dhe vete menaxheri i futbollistit ka bërë te ditur se 27-vjeçari do ndryshojë ambient.
Përpos shumë klubeve të interesuara në Itali së fundmi në garë ka hyrë edhe Milani.
Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, Milani nuk do ta blejë përfundimisht Diogo Dalot nga Mançester Junajtid, pasi çmimi i tij është i lartë, rreth 20 milion euro, dhe për këtë arsye është vënë në ndjekje të Hysajt, i cili do të ishte një goditje për kuqezinjtë, pasi do arrinin të siguronin një lojtar cilësor me parametra zero.
Aktualisht për tu diskutuar është rroga e 27 vjeçarit, i cili pretendon 3 milion euro në sezon ndërsa Milani ka menduar të përfshijë bonuse në marrëveshje që t’i plotësojë dëshirat e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Pritet që akordi pritet të arrihet për 2.5 milion euro + bonuset.



