Andre Onana, drejt largimit nga Manchester United

Andre Onana, drejt largimit nga Manchester United

 Parashikohet se eksperienca e Andre Onanas tek Manchester United do të përfundojë së shpejti.

Kamerunasi është shumë larg paraqitjeve të së kaluarës tek Interi dhe po zhvillon një sezon të dytë në ‘’ Old Trafford ‘’ për tu harruar.

Traineri Ruben Amorim ka filluar të shqetësohet për situatën e ishi-t të Ajax Amsterdamit, i cili ka bërë jo pak gabime dhe natyrisht ky fakt nuk mund të tolerohet.

Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues kanë shprehur gatishmërinë për të dëgjuar oferta për Andre Onanan, i cili për më tepër përfiton një rrogë të konsiderueshme, e pajustifikuar deri më tani.

S’do të jetë e lehtë për pretendentët që ta përballojnë atë dhe ndërkohë anglezët do të tentojnë të rikuperojnë sadopak investimin e bërë në merkaton verore të 2023-shit.

Tashmë dyshimet i përkasin të së kaluarës dhe ish traineri i Sporting Lisbonës mendon se Andre Onana s’mund të jetë pjesë e projektit ambicioz të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’, me kryefjalë rikthimin tek titujt, të cilët kanë përveshur mëngët për ti gjetur sa më shpejt zëvëndësuesin.

56 gola të pësuar në 43 sfida numëron afrikani, një statistikë e cila ia bën të pamundur qëndrimin në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy