
Italia luan një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Zvicrës, për një biletë në Botërorin Katar 2022. Në prag të kësaj sfide, trajneri Roberto Mancini vazhdon të marrë lajme të këqija nga infermieria.
Së fundi për shkak dëmtimi është ndalur sulmuesi Ciro Immobile. Për shkak të lëndimit, sulmuesi i Lazio nuk do të mundë dot të jetë i gatshëm për asnjë nga 2 ndeshjet e radhës.
Për ta zëvendësuar Immobilen, Mancini ka thirrur në kombëtare sulmuesin e Sassuolo, Gianluca Scamacca.



