Chiellini drejt Amerikës

Chiellini drejt Amerikës

 Javët e fundit e kanë impulsuar Giorgio Chiellinin ti japë një tjetër drejtim karrierës. Italiani ka marrë një ofertë interesante nga Major League Soccer dhe mesa duket ka vendosur ti përgjigjet me po fillimit të një eksperience në një  kampionat shumë larg nivelit të Serisë A por që vitet e fundit i ka shërbyer si destinacion shumë lojtarëve të njohur.

 Mosha 37 vjeçare mbetet një element për tu marrë në konsideratë pasi nuk i garanton nivelin që duhet të kesh për të vijuar tek Juventusi pavarësisht se konsiderohet një emblemë tek torinezët.  

Sipas ‘ Goal ‘ , ish kampioni i botës po mendon seriozisht të provojë veten në një kampionat që ka fituar shumë peshë sidomos në 10 vjeçarin e fundit i cili i ka shërbyer si strehë shumë lojtarëve të njohur që shkëlqyen në të kaluarën në Europë.

 Problemet fizike të viteve të fundit janë një arsye e fortë për të nisur një tjetër etapë në karrierë e cila është e mbushur me suksese , si me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ ashtu edhe me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.

Duke qenë se është në metrat e fundit të saj , Giorgio Chiellini duke iu referuar sezonit aktual është aktivizuar  në vetëm 1400 minuta të ndara këto në 23 sfida dhe Amerika vijon ti tërheqë vëmëndjen për arsye se është një kampionat i denjë për të varur këpucët në gozhdë dhe sa vjen edhe bëhet më kompetitiv.

Mbetet për tu parë se cili ekip do t’ia mbushë mendjen ishi-t të Fiorentinës i cili tashmë konsiderohet një legjendë tek Juventusi , ekip me të cilin numëron 17 sezon të mbushura me trofe .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy