Ernest Muçi po kalon një moment shumë të mirë në Poloni, aty ku aktivizohet me skuadrën e Legias së Varshavës.
Sulmuesi shqiptar, ishte protagonist me gol në fitoren 5-1 në kampionat, që skuadra e tij regjistroi ndaj Jagiellonia.
Muçi ishte autori i golit të dytë për Legian, duke shënuar pas një asisti perfekt të marrë në zonë nga Slisz.
Ky është goli i pestë sezonal i Muçit në kampionat me Legian, ndërsa ka dhënë edhe 6 asiste. Ndërkohë titullar në këtë takim, ishte edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jurgen Celhaka.



