
Armando Broja po kalon një sezon ëndrrash në Premier League, teksa javë pas jave vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Southampton.
Duke parë paraqitjet mbresëlënëse, në gjurmët e shqiptarit janë vënë disa skuadra. Listës së gjatë, së fundmi i është shtuar edhe Arsenali. Këta të fundit thuhet se do të tentojnë ta afrojnë sulmuesin në pronësi të Chelsea në merkaton e verës.
Sipas mediave italiane, trajneri Mikel Arteta e pëlqen shumë Brojën dhe i ka kërkuar drejtuesve që t’ia afrojnë në skuadrën që ai drejton.



