Real Madridi, interes për Davide Calabrian

Real Madridi, interes për Davide Calabrian

Traineri Carlo Ancelotti vijon të mendojë për një mbrojtës anësor në lidhje me të ardhmen , i cili do të mund të shëndërrohet në zëvëndësuesin ideal të Dani Carvajal në momentin që nuk do të jetë i disponueshëm . Sipas informacioneve të fundit, strategu e konsideron një opsion ideal Davide Calabrian e Milanit , i cili aktualisht vijon të jetë një ndër më të mirët e Scudettos. 26 vjeçari shquhet për faktin e të qënit tejet solid në prapavijë por edhe për inkursionet drejt portave kundërshtare , të cilat e shëndërrojnë në një kandidat potencial për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në një të ardhme të afërt. Megjithatë, një pengesë që mund të hasin ‘’ Galaktikët ‘’ në lidhje me arritjen e akordit është kontrata e Davide Calabrias me kuqezinjtë , e cila përfundon në 30 qershorin e 2025-sës, pa mënjanuar edhe rëndësinë në 11-shen e Stefano Piolit. Interesi i spanjollëve ia rrit automatikisht vlerat mbrojtësit nga Brescia , i cili mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më të bujshëm të ‘’ Los Merengues ‘’ në vigjilje të sezonit 2024-2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy