Inter Miami, ofensivë për Casemiron

Inter Miami, ofensivë për Casemiron

Prej kohësh është bërë me dije se cikli i Casemiros në ‘’ Old Trafford ‘’ është drejt finalizimit. 

Mesfushori ka lënë gjurmë në Europë, fillimisht tek Real Madridi, Porto dhe më pas Manchester United. 

33 vjeçari tashmë është në hapat e fundit të karrierës, periudhë e cila i shërben për reflektim çdo lojtari. 

Drejtuesit e Inter Miamit kanë menduar për amerikano-jugorin, për të cilin janë interesuar edhe disa klube në Brazil. 

Prezenca e Lionel Messit sigurisht vijon të jetë një referencë për çdo lojtar pasi konsiderohet një ndër më të mirët e të gjitha kohërave. 

Ndër vite si ‘’ La Pulga ‘’ ashtu edhe nxënësi i Michael Carrick kanë qenë rivalë por nëse tratativat e amerikanëve do të kenë sukses mund të luajnë bashkë në Major League Soccer. 

Për më tepër tek ekipi i Javier Mascheranos do të gjente edhe mbështetjen e Rodrigo de Paul, fitues në fuqi i Botërorit të Katarit dhe Kupës së Amerikës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’. 

Pritet që javët vijuese ti vënë pikën kësaj histori për këtë element i cili fitoi çdo trofe në të shkuarën me ‘’ Galaktikët ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy