Ylber Ramadani ka vendosur të largohet nga kampionati hungarez, aty ku në sezonin e fundit ishte pjesë e MTK Budapest.
Mesfushori do të vazhdojë karrierën në një kampionat elitar, siç është ai skocez. Ramadani ka arritur marrëveshjen, për t’u bashkuar me skuadrën e Aberdeen, tek të cilët është prezantuar ditën e sotme.
26-vjeçari shihet si një transferim i rëndësishëm dhe trajneri Jim Goodwin, ka dhënë miratimin për ta pasur nën urdhrat e tij për sezonin e ardhshëm.



