Samir Handanovic e ka mbyllur me Interi. Klubi zikaltër ka njoftuar këtë të mërkurë, largimin e portierit slloven. Lojtarit 38-vjeçar i kishte përfunduar kontrata dhe palët vendosën të mos rinovojnë. Handanovic del futbollist i lirë dhe largohet nga Interi, pjesë e të cilëve ishte prej plot 11 sezonesh. Slloveni mbajti gjithashtu edhe shiritin e kapitenit për disa vite, ndërsa në sezonin e fundit, e humbi vendin e titullarit, pas paraqitjeve të shkëlqyera të portierit Onana.



