
Jo vetëm Milani është në garë për Armando Brojën. Sipas Sky Sport Roma po mund t’i drejtohet Çelsit për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Skuadra e Serisë A ka kontaktuar klubin britanik për të nënshkruar me 21-vjeçarin në formë huazimi. Kujtojmë që Broja kërkohet edhe nga Milan, edhe pse gjigantët italianë janë gjithashtu të interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi.
Roma është detyruar të kërkojë një sulmues të ri pas dëmtimit të Tammy Abraham.
Sulmuesi anglez nuk ka gjasa të kthehet në lojë para vitit të ri, duke e lënë Andrea Belottin si opsionin e vetëm të sulmit të Murinjos.



