Ndonëse merkato nuk është hapur ende, klubet e Superiores kanë nisur me lëvizjet e tyre.
Teuta ka njoftuar ditën e sotme largimin e mbrojtësit, Ardit Iljazi. Aventura e 23-vjeccarit te durrsakët ka zgjatur vetëm 6 muaj dhe tani ka dalë lojtar i lirë.
Sezonin e kaluar, Iljazi ishte pjesë e Erzenit në Superiore, ku edhe shkëlqeu me paraqitjet e tij, por nuk arriti të lërë shenjë me Teutën.
Njoftimi i Teutës:
Ardit Iljazi, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mbrojtësin Iljazi për kontributin e tije me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës.



