Inter, gjen mesfushor tek Mallorca

Inter, gjen mesfushor tek Mallorca

 Gjatë merkatos së verës Interi do të jetë një ndër protagonistët, të paktën në Itali.

 Tek zikaltërit ka filluar puna duke qenë se koha kalon shpejt dhe bordi drejtues së bashku me Cristian Chivu do të bëjnë maksimumin.

 Samu Costa është bërë pjesë e listës së trainerit rumun i cili po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës në rradhët e Mallorcas. 

25 vjeçari është i ndërgjegjshëm se në kohën e mbetur të sezonit duhet domosdoshmërisht të vijojë në këtë rrugë për ta patur shansin të grumbullohet nga traineri i Portugalisë Roberto Martinez për Botërorin e kësaj vere. 

Nga ekspertët konsiderohet ndër më të mirët e La Ligas dhe tashmë zikaltërit ja kanë hapur dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’. 

Sfidat e rradhës do të jenë përcaktuese, fillimisht për të qenë pjesë e kombëtares luzitane në këtë eveniment të rëndësishëm dhe më pas mund të provojë veten në Serinë A. 

Aspekti fizik, mënyra se si e interpreton lojën dhe të qënit i mirëpozicionuar në çdo minut të saj ia rrit ndjeshëm vlerat ishi-t të Almerias.

 Ndërkohë Interi nuk do ta ketë të lehtë sepse edhe në Premier League disa klube kanë treguar interes për lojtarin nga Aveiro por sidoqoftë presidenti Giuseppe Marotta ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e tij. 

Ishullorët e kanë marrë sinjalin dhe s’përjashtohet largimi nga ‘’ Son Moix ‘’ duke qenë se është një lojtar që bën diferencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy