
Pas investimit 40 milionë eurosh që nuk mori asnjëherë shpërblimin e pritur , rruga e Manchester United dhe mesfushorit Van de Beek është drejt ndarjes . Pas një viti e gjysmë hollandezi e ka kuptuar se ‘’ Old Traffordi ‘’ nuk është i denjë për të vijuar karrierën dhe me rëndësi është e ardhmja .
Bayern Munchen e ka ndjekur me kujdes 24 vjeçarin dhe Julian Nagelsmann ka menduar se mund të jetë deçiziv për mesfushën. Kjo histori lidhet me një kalim të mundshëm të Corentin Tolissos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe vendi tek bavarezët do të jetë bosh, për tu shijuar nga ishi i Ajax Amsterdamit .
Në të kaluarën Donny Van de Beek u konsiderua një ndër talentët më premtues të dalë nga akademia e hollandezëve por ndoshta ishte akoma herët për të udhëtuar drejt ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’, aty ku u përball me shumë sfida të cilat nuk mundi ti superojë .
Protagonizmi i Scott Mc Tominay, Paul Pogba dhe Bruno Fernandez e ka lënë në vendumëro Donny Van de Beeku-n dhe po luftohet nga drejtuesit e Manchester United për të evituar humbjen e kohës me një lojtar që nuk konsiderohet nga traineri Ralf Ragnick.
‘’ The Red Devilsat ‘’ synojnë të rikthehen në atë kundërshtarin e shumë viteve më përpara që bënte ligjin me një ndër lojtarët me të mirë të historisë të futbollit si Cristiano Ronaldon , fitues i pesë ‘’ Topave të Artë ‘’ .
Transferimi në ‘’ Allianz Arena ‘’ sigurisht do të shënonte fillimin e një eksperience ndryshe për Donny Van de Beek i cili pavarësisht luhatjeve të kohëve të fundit mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më pikante të merkatos vijuese .



