
Prej kohësh tek Barcelona ka filluar puna për gjetjen e një anësori që do të jetë zëvëndësuesi i Alejandro Baldes .
Largimi i Jordi Albas sigurisht do të pasohet me transferimin e një tjetër lojtari në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe në orët e fundit Javi Galan përsëri është vlerësuar si një kandidat potencial për të veshur bluzën e ‘’ Los Cules ‘’.
28 vjeçari i Celta Vigos ka marrë ‘’ Ok ‘’ e Xavi Hernandezit dhe besohet se negociatat ndërmjet palëve mund të startojnë në javën e ardhshme sepse siç dihet nevoja e spanjollëve për tu përmirësuar në prapavijë është shumë e madhe.
Për arritjen e kësaj marrëveshje Barcelona do të ofrojë 15 milionë euro por megjithatë s’duhet harruar as Marcos Alonso , rendimenti i të cilit meriton duartrokitje dhe nëse do të vijojë me këtë ritëm , drejtuesit e Barcelonës mund të dorëhiqen nga Javi Galan.
‘’ Azulgranët ‘’ e konsiderojnë një domosdoshmëri zgjidhjen e kësaj çështje dhe duhet theksuar se mbrojtësi nga Badajoz do të jetë i lidhur me bardhekaltërit deri në 30 qershorin e 2026-tës por natyrisht të jesh i pretenduar nga Barcelona është një sukses i madh dhe duhet pritur se si do të vijojnë ngjarjet në të ardhmen.



