Flamurtari ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Kategorinë e Parë, teksa ditën e sotme ka mposhtur edhe Orikun, me rezultatin e pastër 3-0.
Flores, Jonatan dhe Yuri, ishin autorët e golave për skuadrën kuqezi, që vazhdon me formën e shkëlqyer.
Me këtë fitore, Flamurtari mbetet në krye të renditjes me 17 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Dinamos, që luajnë një sfidë delikate ndaj Korabit. Oriku mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë.



