Sevilla ndjek Luis Suarez

Sevilla ndjek Luis Suarez

Shumë larg fitimit të La Ligas , Sevilla vijon të mbledhë forcat për të surprizuar në të ardhmen  , ashtu siç e bëri edhe Atletico Madridi sezonin e kaluar. 

Julen Lopetegui është i bindur se potenciali i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ i mundëson fitimin e çdo kompeticioni por fillimisht e ka përqëndruar vëmëndjen tek merkatoja duke zgjedhur Luis Suarez për ofensivën . 

Uruguajani konsiderohet një armë e fuqishme dhe sipas ‘ Marcas ‘ Sevilla do të tentojë me çdo mjet transferimin e 35 vjeçarit gjatë verës .

 Përfundimi i kontratës me Atletico Madridin  ka shkaktuar edhe interesin në Major League Soccer por  Sevilla mendon se Luis Suarez ka akoma për ti dhënë kontinentit të vjetër dhe kalimi në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ mund ti rezultojë një eksperiencë e suksesshme duke qenë se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë .  

Me En – Nesyri-n larg formës optimale , për spanjollët është i domosdoshëm një lojtar kualitativ dhe Luis Suarez mund ti shërbejë rotacionit të Julen Lopeteguit tek kjo skuadër që kërkon të ndryshojë historinë në La Liga  .

Përveç Amerikës , edhe  Ajaxi me Aston Villan i kanë bërë thirrje ‘’ El Pistoleros “ dhe nëse zgjedh Londrën do të ritakohej  me ish shokun e tij tek Liverpooli Philippe Coutinho-n pa harruar as trainerin Steven Gerrard me të cilin shijoi momente të paharrueshme në të kaluarën .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy