
Fare afër fillimit të merkatos Real Madridi i ka paraprirë kësaj periudhe dhe Carlo Ancelotti ka deklaruar emrat e padëshiruar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Në planet e tij nuk përfshihen Dani Ceballos , Isco Alarcon dhe Luka Jovic duke e konsideruar momentin më të përshtatshëm për të ndërprerë marrëdhëniet me shitjen ose huazimin e tyre . Italiani nuk është rikthyer për të humbur kohë tek ‘’ Galaktikët ‘’ por me një dëshirë të madhe për të shkaktuar risi pozitive në historinë e këtij klubi që pavarësisht luhatjeve në sezonet e fundit mbetet një ndër kockat e forta në futboll.
Me rikthimin në kryeqytetin spanjoll 62 vjeçari është treguar shumë i sinqertë dhe korrekt dhe theksin e ka vënë tek një organikë cilësore që mund ta ketë në gatishmëri në çdo moment .
Për spanjollët dhe serbin duhet të gjehet një zgjidhje e menjëhershme që do ti mundësojë aktivizimin konstant për ta hedhur pas krahëve eksperiencën e të qënit zëvëndësues dhe të rifitojnë vlerat e dikurshme në tapetin e gjelbër.
Hapësira që do të lihet nga këto komponentë do të shfrytëzohet nga ‘’ Los Blancos ‘’ për ti zëvëndësuar me lojtarë që kanë lënë shenjë sepse projekti i ishi-t të Evertonit është tejet ambicioz dhe kryefjala e tij është vetëm suksesi .



