Në koma për 39 vite, ndërron jetë ish-mbrojtësi francez

Në koma për 39 vite, ndërron jetë ish-mbrojtësi francez

Pavarësisht shumë përpjekjeve për 39 vite, ish-mbrojtësi francez, Jean-Pierre Adama ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 73-vjeçare.

Në mars të vitit 1982, Adams u shtrua në spital për një operacion në gju, por një gabim i mjekëve aty, i kushtoi gjithë jetën. Ish-lojtari do i nënshtrohej një operacioni në ligamentin e gjurit, por mjekët i injektuan një dozë të madhe anestezie, e cila i shkaktoi atij probleme në tru.

Pas kësaj ai ra në koma, ku qëndroi për 39 vite me radhë, por ditën e sotme u nda nga jeta. Gjatë gjithë kësaj kohe, ishte bashkëshortja e tij, Bernadette, e cila u kujdes. Madje kjo e fundit në vitin 2007 dha shpresë për Adams, duke thënë se: “Jean-Pierre ndjen, ka nuhatje dhe dëgjon, por ai ende nuk mund të shikojë”.

Ai i zhvilloi 140 ndeshje për Nice si mbrojtës dhe luajti edhe për Paris Saint-Germain, ndërsa zhvilloi edhe 22 ndeshje për kombëtaren e Francës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy