Holanda u eliminua nga Europiani në gjysmëfinale, pasi u mposht 2-1 nga Anglia. Edhe kjo përballje nuk kaloi pa polemika.
Holandezët kishin pretendime, se penalltia e Kane në minutën e 18-të, e cila barazoi shifrat, nuk duhej akorduar.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Holandës, Virgil Van Dijk, deklaroi se largimi i menjëhershëm në fund të ndeshjes nga arbitri, tregon shumë.

Gjyqtari shkoi në dhomat e zhveshjes menjëherë pas vërshëllimësh përfundimtare dhe kjo tregon shumë. Nuk kam fjalë. Të pësosh kaq vonë golin, është e tmerrshme. Kjo dhemb shumë. Më duhet të qëndroj këtu, por as nuk di çfarë të them. Kjo dhemb shumë.



