Atletico pretendon Paulinhon

Atletico pretendon Paulinhon

 Pas një eksperience 3 vjeçare në Kinë për mesfushorin Paulinho është interesuar Atletico Madridi .   32 vjeçari aktualisht nuk është pjesë e asnjë ekipi dhe  nëse do të vendosë rikthimin në kontinentin e vjetër , transferimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të realizohej me kosto zero .   Diego Simeone disponon shumë referenca pozitive per  Paulinhon sepse  e ka ndjekur nga afër  në momentin kur mbronte ngjyrat e Barcelonës  .

Në të kaluarën mesfushori i mirënjohur provoi ndjesinë e të qënit pjesë e Premier Leagues , pikërisht me Tottenham Hotspurin skuadër me të cilën  tregoi karakterin e fortë brenda fushës  . Pavarësisht se  ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë shpallur kampionë të La Ligas  , traineri argjentinas e ka menduar si zëvëndësuesin ideal të  Geoffrey Kondongbia  që  nuk ka mundur ta bindë me lojën e tij .  

Eksperienca e Paulinhos parashikohet se mund ti bëjë shumë punë mesfushës së Atleticos  për të përballuar ashtu siç duhet sezonin vijues , ku do të ketë detyrën e vështirë të ruajtjes së titullit të fituar dhe gjithashtu përfaqësimit dinjitoz në Uefa Champions League , kompeticion të cilin Diego Simeone e njeh shumë mirë dhe nxënësit e tij  gjithmonë kanë treguar se janë shumë kompetitivë dhe të uritur për sukses . 

176 ndeshje  , 75 gola  dhe 29 asiste  janë statistika të mjaftueshme  për Atleticon  sepse ky lojtar  do ti shërbente në maksimum kryeqytetasve sepse vjen nga një e kaluar pozitive në Europë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy