
Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teka ka mposhtur minimalisht Sampdorian.
Kuqezinjve i ka mjaftuar një gol i Leaos në minutën e 8-të, për të marrë 3 pikët, të cilat e dërgojnë skuadrën e Piolit në krye të renditjes përkohësisht.
Pas barazimit të Napolit dhe Interit ditën e djeshme, tashmë Milani merr kryesimin me 55 pikë, ndërsa Interi ndjek nga pas me 54 pikë, por ziklatërit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.



