Cavani kërkon transferimin tek Barcelona

Cavani kërkon transferimin tek Barcelona

 Situata e Edinson Cavanit ka arritur në kufinjtë e të paparballueshmes sepse mungesa e protagonizmit po i peshon shumë uruguajanit.  Gjithsesi 34 vjeçari  beson shumë në aftësitë e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të Manchester United që t’ia hapin rrugën për të firmosur me Barcelonën , në merkaton e janarit ose në atë të verës , moment kur do të përfundonte kontratën në ‘’ Old Trafford ‘’.

Pakënaqësitë e ‘’ El Matador ‘’ janë shtuar së fundmi  dhe e shikon shumë skeptike të ardhmen e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ pavarësisht se në krye të stolit është vënë traineri i përkohshëm Ralf Rangnick. Ideologjia e gjermanit e përforcon me tepër largimin e shtatlartit nga Salto sepse shquhet për vlerësimin ndaj elementëve të rinj përpara atyre me eksperiencë .

Parashikimet janë se ishi i Paris St Germain mund të vishet kuq e blu në merkaton e verës por sipas tabloidit ‘’ The Sun ‘’ operacioni mund të  konkretizohet më herët , pikërisht në muajin janar me parametër zero . 

Eksperienca e madhe e Edinson Cavanit  e favorizon  ofensivën e spanjollëve të cilët me transferimin e mundshëm të golashënuesit në ‘’ Camp Nou ‘’ do të reduktonin ndjeshëm problematikat në lidhje me finalizimet sepse lojtari nga Salto  ka lënë gjurmë në çdo skuadër në të kaluarën  dhe tek ‘’ Blaugranët ‘’ do të kishte një privilegj më tepër sepse me siguri do të shëndërrohej në referentin kryesor të sulmit  .

Performanca e deritanishme i ka vënë kapakun aventurës në Manchester sepse në 8 ndeshje ka shënuar vetëm një gol , shumë pak për një lojtar që pavarësisht se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë ka ende shumë për të dhënë në fushën e lojës .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy