
Largimi nga Bergamo si një idhull absolut i tifozerisë së zjarrtë të Atalantës e ka motivuar Papu Gomezin për të fituar fituar shumë shpejt zemrën e Julen Lopeteguit tek një skuadër tepër e frikshme siç është Sevilla.
Seria A dhe Primera Division janë dy kampionate me një specifikë krejtësisht ndryshe por 33 vjeçari ka ditur ta përballojë shumë mirë këtë sfidë duke rezultuar determinant për andaluzët .
E kaluara e mrekullueshme në Itali vijon ta favorizojë dhe të mbetet prezente tek një ndër kockat e forta siç është Napoli, skuadër që sipas ‘ GolDigital ‘ mendon ta rikthejë në kampionatin që i ka dhënë shumë karrierës së sulmuesit nga Buenos Aires.
‘’ Il Partenopei ‘’ ndodhen në një situatë të vështirë pas largimit të Lorenzo Insignes tek Toronto dhe Luciano Spalleti është përfshirë seriozisht në këtë çështje për të mos i ndërlikuar gjërat tek italianët .
Një aspekt që Sevilla po e vlerëson është fakti se Alejandro Gomez është një ndër lojtarët më të paguar dhe prej kohësh vijon të ndjekë Anthony Martial , transferimi i të cilit në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ mund të reduktonte problematikat për presidencën andaluze .
Asi nën mëngë për sulmuesin nga Buenos Aires është se i njeh shumë mirë bardhekaltërit dhe adaptimi në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ nuk do të kishte shumë vështirësi por parashikohet se spanjollët do të këmbngulin për mos të mos e larguar nga Spanja sepse me prezencën e Papu Gomez, Julen Lopetegui ka mbetur shumë i kënaqur pasi ka mbi shpinë një eksperiencë të madhe dhe vetë ishi i ‘’ La Deas ‘’ e ka deklaruar në shumë raste se ndihet i lumtur tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’.



