
Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League, mes Interit dhe Milanit.
Një derbi, ku spektakli është i garantuar dhe skuadrat do të kërkojnë një biletë në finale.
Zikaltërit duken favoritë për të shkuar më tej, pasi vijnë pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë. Në krahun tjetër kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe do të kërkojnë përmbysjen e madhe.
Milanit për këtë ndeshje, i rikthehet një lojtar i rëndësishëm siç është Rafael Leao, i cili mungoi në ndeshjen e parë, ndërsa sot e nis si titullar.
FORMACIONET ZYRTARE:
Interi: Onana, Acerbi, Darmian, Bastoni, Dimarco, Dumfries, Barela, Calhanoglu, Mkhitaryan, Lautaro, Dzeko.
Milan: Maignan, Thiaw, Tomori, Calabria, Theo, Krunic, Tonali, Messias, Brahim Diaz, Leao, Giroud.



