Barcelona pretendon Kessie

Barcelona pretendon Kessie

 Mosarritja e akordit në lidhje me rinovimin e kontratës e ka vënë Franck Kessien në radarët e Barcelonës . Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të jetë i lirë në 30 qershorin e  2022-shit dhe nevoja e katalanasve për tu përforcuar në qendër të fushës ia ka fokusuar vëmëndjen tek ishi i Atalantës.   Prej kohësh Ronald Koeman   vijon ta analizojë  Franck Kessien dhe ka arritur në konkluzionin se mund të shëndërrohet në zëvëndësuesin perfekt të Sergio Busquets . Kualiteti impresionues i tij konsiderohet  padyshim një motiv më shumë për drejtuesit e kuq e bluve për ta transferuar në Katalunjë .

Fakti se spanjolli është  drejt fundit të karrierës ia shton intensitetin e lëvizjeve drejtuesve katalanas për të arritur sa me shpejt akordin me  Franck Kessien i cili  mund të mbërrijë në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero . 

Sezonet e fundit kanë folur me superlativa për nxënësin e Stefano Piolit sepse ka përfaqësuar siç duhet  kuqezinjtë të cilët  vijojnë të hasin probleme në plotësimin e kërkesave të 24 vjeçarit  .

Me tu vënë në dijeni të situatës së tij  , spanjollët janë shprehur të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirën Franck Kessies i cili synon  6-6.5 milionë euro në sezon .  Pavarësisht se arkat e ‘’ Los Cules ‘’ janë në rigjenerim e sipër , e shikojnë me sy pozitiv sforcon për një komponent që mund ti japë një tjetër ngjyrë lojës së tyre.

Pa dyshim që nëse ky objektiv realizohet nga katalanasit , do të ishte një ndër surprizat e merkatos së ardhshme e cila parashikohet  të jetë si gjithmonë tepër e vrullshme .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy