Fund sezoni dhe objektivat e klubeve/ Plori: Skuadrat kanë tension, pasi synojnë titullin kampion

Fund sezoni dhe objektivat e klubeve/ Plori: Skuadrat kanë tension, pasi synojnë titullin kampion

Me afrimin e fundit të sezonit, klubet futbollistike ndodhen në fazën më të nxehtë të garës, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë.

 

Në një analizë për “MCN Informacion”, trajneri Elvis Plori pohoi se skuadrat janë nën një presion dhe tension të madh, për shkak të objektivave që kanë vendosur.

 

Normalisht që ka tension, pasi jemi në fund të sezonit dhe gjithçka është e lidhur ngushtë. 

Të gjitha hallkat, nga trajneri te lojtari i fundit, janë të ndërthurura me njëra-tjetrën dhe ndjejnë presionin e rezultateve. 

Skuadrat që kanë investuar më shumë janë edhe ato që ndjejnë më tepër presion për të arritur objektivat.

Tensioni vjen sepse ekipet që kanë investuar synojnë të shpallen kampione, jo vetëm për trofeun, por edhe për përfitimet ekonomike që vijnë me të. 

Kjo bën që i gjithë zinxhiri i klubit të jetë nën presion, gjë që reflektohet edhe gjatë ndeshjeve, ku shpesh shohim më shumë nervozizëm dhe dënime më të ashpra.

 

Plori shtoi se në këtë fazë çdo javë e kampionatit rrit nivelin e tensionit, ndërsa kjo javë pritet të ketë një ndarje të presionit mes skuadrave që luftojnë për titullin dhe atyre që synojnë Evropën.

 

Kjo javë do të ketë një tension të shpërndarë, sidomos për ekipet që synojnë zonën evropiane. 

Partizani dhe Dinamo janë në një garë të fortë për t’u futur në katërshe. 

Po ashtu, edhe ndeshjet e Kupës kanë specifikën dhe tensionin e tyre, siç ishte përballja Elbasani-Egnatia dhe ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, që pritet të jetë një sfidë mjaft e fortë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy