Reali avancon me rinovimet e Modric dhe Benzema

Reali avancon me rinovimet e Modric dhe Benzema

 Luhatjet e vazhdueshme të muajve të fundit i kanë dhënë një mësim shumë të rëndësishëm drejtuesve të Real Madridit për të marrë kartat në dorë drejt një të ardhme të ndritur . Zinedine Zidane nuk ka të ndalur me analizën e skemave   që do ti rikthejnë ‘’ Galaktikët ‘’ drejt rikuperimit të fytyrës së vërtetë në fushën e lojës . Arsyeja është e thjeshtë . Adn e spanjollëve ka të bëjë në mënyrë direkte me sukseset në çdo kompeticion që marrin pjesë , element mëse i mjaftueshëm për gjigandët e Primera Division për të rishikuar situatën e komponentëve më të rëndësishëm të skuadrës .  Dy ndër ta janë mesfushori Luka Modric dhe sulmuesi Karim Benzema . 

Gjasat e qëndrimit të tyre në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë shtuar pas negociatave të fundit dhe mendohet se do ti ofrohet rinovimi i kontratave respektivisht deri në vitet 2022 dhe 2023.  Sipas të famshmes As  kroati po shijon  një rini të dytë në kryeqytetin spanjoll sepse e ka rritur nivelin e lojës duke i krijuar një përparësi evidente  funksionimit total të tij me tridentin e pandalshëm me mbështetjen e Casemiros dhe Toni Kross ,  ndërsa Benzema  praktikisht i ka sfumuar zërat e një rikthimi të mundshëm tek Lyoni , skuadër ku hodhi hapat e para si profesionist dhe tërhoqi vëmëndjen e ‘’ Los Blancos “ .  Momentalisht  33 vjeçari pozicionohet si golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Real Madridit  dhe  mund të thuhet me sigurinë më të madhe se është shëndërruar në një emblemë të padiskutueshme për 34 herë kampionët e Primera Division. 

Fare afër konfirmimit zyrtar që parashikohet se do të jetë çështje ditësh , Karim Benzema dhe Luka Modric vazhdojnë të kontribojnë me futbollin e tyre  në skemat e ndërtuara nga i famshmi ‘’ Zizou ‘’ skuadra e të cilit  momentalisht lufton fuqishëm në dy  fronte . Nga një anë në Champions League ku e pret një gjysëmfinale historike me anglezët e Chelseat dhe në Primera Division ku do të kenë detyrën e vështirë të luftës edhe për 8 javët e mbetura me rivalët e Barcelonës , skuadra të cilat i ndan vetëm 1 pikë në klasifikim .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy