
Humbja e fundit në kampionat ndaj Aston Villa, solli shkarkimin e trajnerit Graham Potter nga drejtimi i skuadrës së Chelsea.
Menjëherë pas kësaj, drejtuesit kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, janë tre kandidatë për të marrë drejtimin e londinezëve.
Alternativa e parë dhe objektivi kryesor, është Julian Nagelsmann, i cili u largua pak ditë më parë nga drejtimi i Bayern Munich.
Në listën e drejtuesve janë edhe dy emra të njohur, si argjentinasi Mauricio Pochettino dhe Marco Silva, me këtë të fundit që po bën një punë të shkëlqyer në drejtimin e Fulham.



