Alvaro Morata ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Atletico Madrid në miqësoret verore dhe në ndeshjen e parë në kampionat.
Sulmuesi spanjoll, shënoi dy gola në fitoren që skuadra e tij regjistroi ndaj Getafe në ndeshjen e parë në La Liga.
Prej kohësh, është përfolur për një rikthim të Moratas te Juventusi, aty ku ai luajti i huazuar në sezonin e fundit.
Megjithatë duket se e ardhmja e tij do të jetë te Atletico Madrid, pasi diçka të tillë e bëri të ditur vetë agjenti i lojtarit, Junma Lopez, në një prononcim të dhënë së fundmi.
Për momentin mund të them se do të qëndorjë te Atletico Madrid. Morata ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin spanjoll dhe do të qëndrojë aty.
Morata ka edhe dy vite kontratë me Atletico Madrid, por në rast se vjen një ofertë e kënaqshme, nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit ta shesin.



