
Planifikimi i Milanit për sezonin vijues s’ka të ndalur dhe që nga përfundimi i Scudettos drejtuesit s’kanë pushuar në lidhje me objektivat.
Kuqezinjtë do ta nisin sezonin 2022-2023 si rivalët për tu mposhtur në Itali dhe merkatoja e verës konsiderohet shumë e rëndësishme për përforcimin e disa pozicioneve dhe ti krijojnë qetësinë e duhur Stefano Piolit.
Avancimi në Champions League dhe lufta për mbrojtjen e titullit do të jenë kryefjala e sezonit vijues dhe sipas Fabrizio Romanos, ‘’ Djalli ‘’ e ka përqëndruar vëmëndjen tek transferimi i Renato Sanches dhe Sven Botman në ‘’ San Siro ‘’.
Në sezonin e kaluar francezët surprizuan në Ligue 1 duke u shpallur kampionë dhe që asokohe Milani vijon të besojë në aftësitë e porftugezit dhe hollandezit , shumë të rëndësishëm të Lilles.
E kaluara tek Benfika i dha shansin Renato Sanchesit për të provuar Bundesligën me Bayern Munchen dhe më pas Premier Leaguen me Swansean , ekipe në të cilat la gjurmë dhe aktualisht kartoni i tij vlerësohet 25-30 milionë euro.
Ndërsa Sven Botman prej kohësh është shëndërruar në një protagonist në mbrojtjen e ‘’ Les Dogues ‘’ dhe pavarësisht se disa ekipe vijojnë ta tentojnë,ndër të cilat përfshihet Newcastle United , besohet se e ardhmja do të jetë në Serinë A .
Për Milanin një shifër e tillë nuk përbën aspak problem dhe aktualiteti i italianëve entuziazmon çdo ekip sepse përpos këtij fakti mbajnë mbi supe një histori të gjatë suksesi e cila i ndihmon drejt titujve .
Sinjali i parë u dha nga Milani me fitimin e Serisë A dhe pavarësisht se Champions League mbetet një turne shumë i vështirë , historia e ka treguar se atëherë kur nuk e mendon ka surprizuar dhe jo më kot numëron shtatë trofe të fituar .



