Kolela: Luajmë për fitore ndaj Egnatias, ndjej kënaqësi kur ndryshoj formacionin

Kolela: Luajmë për fitore ndaj Egnatias, ndjej kënaqësi kur ndryshoj formacionin

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Egnatias.

Tekniku i të kuqve, deklaroi se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore dhe këtë e kanë të qartë lojtarët.

Egnatia është e treta. Ata kërkojnë të fitojnë që të hyjnë në lojë. Për mendimin tim Egnatia është një skuadër e fortë, e kam thënë gjithmonë.

Da Silva nuk ka luajtur për tre muaj me Partizanin. Atanaskoski sigurisht që ka një problem, por mendoj se nuk është shumë i madh sepse kemi dhe lojtarë të tjerë. Të gjithë ata që kemi në dispozicion do të bëjnë një punë shumë të mirë dhe mendoj se do t’i shmangin këto mungesa.

Sa i përket barazimit nuk mund ta them tani, por mbas ndeshjes. Por ne i përgatisim gjithnjë ndeshjet për t’i fituar.

Sigurisht që ata do të bëjnë maksimumin për ta fituar ndeshjen. Nëse e realizojnë këtë gjë do të jenë një kundërshtar në luftën për titull. Por ne do të bëjmë më të mirën për ta fituar ndeshjen. Nëse nuk e arrijmë do të synojmë të njëjtën gjë ndeshjen e radhës.

Nuk mendoj se është vetëm Dëamena lojtar i rrezikshëm, por Egnatia ka shumë lojtarë cilësorë. Pra nëse ndalojmë Dëamenën, është Kasa, është Jackson, që dhe ata mund të shënojnë.

Në lidhje me formacionin, Kolela tha se ndjen kënaqësi kur bën ndryshime.

Ndryshoj sepse kënaqem. Unë duhet të kënaqem kur punoj. E patë Milan-Empoli mbrëmë? Kush luante me Milanin? Ky është futbolli. Futbolli i kohës së sotme. Nuk mund të përqendrohem te futbolli i kohës së tashme, mund ta quaj diktaturë. Ka qenë dhe futbolli atëhershëm i thjeshtë për trajnerët. Unë kam njohur një trajner që formacionin nuk e zbardhte asnjëherë para ndeshjes, sepse luanin të njëjtët lojtarë. Ishte e thjeshtë për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy