Milani, në garë për Van de Beek

Milani, në garë për Van de Beek

Pa dyshim , Donny Van de Beek vijon të konsiderohet një ndër transferimet më të dështuara në historinë e Manchester United dhe merkatoja e verës do të jetë një mundësi për anglezët për tu përforcuar sadopak me shitjen e mesfushorit. 26 vjeçari në të kaluarën u cilësua një ndër lojtarët më premtues të dalë nga akademia e Ajax Amsterdamit por tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ filloi të mbesë në prapavijë , histori të cilën pretendon ta finalizojë gjatë kësaj periudhe. Milani është hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e Donny Van de Beek, për të cilin drejtuesit janë të gatshëm të shpenzojnë 20 milionë euro. Sigurisht që largimi i Tonalit tek Newcastle i ka vënë në lëvizje drejtuesit dhe Stefano Pioli beson tek potenciali i ishi-t të Evertonit, që mund të shëndërrohet një ndër lëvizjet më të bujshme të ‘’ Djallit ‘’ gjatë verës. Megjithatë, pretendimi i italianëve do të thotë që Donny Van de Beek është një lojtar me shumë vlera , pavarësisht se eksperienca në gjigandin ‘’ Old Trafford ‘’ nuk rezultoi ashtu siç e mendonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy