
Vazhdojnë problemet me Covid-19 te Bayern Munich. Pas Thomas Muller, Manuel Neuer, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka, te kampionët e Gjermanisë, është infektuar edhe, Jamal Musiala.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate. 19-vjeçari ishte një ndër lojtarët me në formë tek ekipi i Julian Nagelsmann.
Mesfushori i avancuar numëron shtatë gola dhe tetë asiste në total deri në këtë fazë të sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në kampionat.
Musiala është karantinuar në shtëpinë e tij dhe do të qëndrojë i izoluar deri sa virusi të largohet nga trupi i tij.



