Ricciardo fiton “pole position” në Montekarlo, pas tij Vettel e Hamilton

Ricciardo fiton “pole position” në Montekarlo, pas tij Vettel e Hamilton

Daniel Ricciardo me Red Bull ka siguruar “pole position” në pistën e Montekarlos, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Monakos në Formula 1. Ricciardo dha kohën më të shpejtë në të trija sesionet, duke e nisur garën nesër nga vija e parë e startit pasi ishte i pakapshëm nga rivalët.

Pas tij do të jetë piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa në vijën e dytë të nisjes do të jenë Lewis Hamilton i cili niset i treti me makinën Mercedes, ndërsa i katërti është piloti tjetër i kokëkuqes Kimi Raikkonen.

Pas tyre, deri në vendin e dhjetë, u klasifikuan Bottas (Mercedes), Ocon (Force India), Alonso (McLaren), Sainz (Renault) dhe Gasly (Toro Rosso).

Gara e Monakos është e vështirë për të gjithë pilotët, pasi ajo nuk të jep shumë mundësi parakalimi sepse zhvillohet në rrugët e qytetit. Por me grintën e Vettel dhe vendosmërinë e Hamilton do ta bëjë garën më të bukur pasi edhe rivaliteti është më i fortë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy