VAR-i do të jetë edhe në Kategorinë e Parë

VAR-i do të jetë edhe në Kategorinë e Parë

VAR-i do të jetë i pranishëm edhe në disa ndeshje të Kategorisë së Parë. Kjo u bë e ditur nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit këtë të enjte.

Sipas njoftimit, FSHF po bën përgatitjet e fundit, për përfshirjen e VAR-it në pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë.

NJOFTIMI:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se së shpejti do të nisë implementimin e sistemit VAR edhe për disa nga ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Përfshirja e sistemit VAR edhe në ndeshjet e kësaj kategorie ka qenë një objektiv i hershëm i FSHF-së ndërkohë që ky sistem përdoret në kategorinë “Abissnet Superiore” që prej sezonit 2021-2022 dhe tashmë përdoret rregullisht prej tre sezonesh ashtu si edhe në Kupën e Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

FSHF është duke bërë përgatitjet e fundit që përfshirja e sistemit VAR të nisë menjëherë në pjesën e dytë të sezonit për disa ndeshje të Kategorinë e Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy