
Ndeshja ndaj Anglisë ishte e fundit për mesfushorin Toni Kroos me fanellën e Gjermanisë. Mesfushori ditën e sotme ka njoftuar largimin nga kombëtarja, duke njoftuar se e mbyll këtu rrugëtimin e tij te kombëtarja. Kroos zhvilloi plot 106 ndeshje me fanellën e Gjermanisë.
“Unë kam dhënë gjithçka për Gjermaninë. Mund të kisha kapur shifrën e 109 paraqitjeve me Gjermaninë nëse do shkonim deri në finale, por kjo nuk ndodhi. E kuptova që nuk mund të luaja në Kupën e Botës pas një viti. Tani dua të përqendrohem te qëllimet e mia me Real Madrid për të ardhmen. Tani do të kem më shumë kohë për të pushuar, diçka që në 11 vitet e fundit kur kam luajtur me Gjermaninë nuk e kam pasur.
Dua të jem një burrë dhe babai i mirë, për gruan dhe fëmijët e mi. Ishte një nder i madh për mua të vishja këtë fanellë. E kam bërë me pasion të madh dhe krenari. Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi. Faleminderit edhe atyre që më kritikuan dhe inkurajuan. Gjithashtu doja të falënderoja edhe trajnerin Joachim Low, më bëri një fitues dhe besoi te mua. I uroj fat Flick”, tha Kroos në fjalën e lamtumirës.



