Kulusevski, në listën e Napolit

Kulusevski, në listën e Napolit

 Humbja e menjëhershme e terrenit në Serinë A, i ka shqetësuar jo pak drejtuesit e Napolit.

‘’ Azurrët ‘’ befasuan çdokënd në sezonin e kaluar, të cilët e fituan Scudetton pas 33 vitesh por entuziazmi ka zgjatur shumë pak pasi po zhvillojnë një performancë për tu harruar në aktualin.

Giovanni Manna, drejtori sportiv aktual i Juventusit, i cili do të marrë në dorë fatet e ‘’ Il Partenopei ‘’ ka përveshur mëngët dhe i është futur punës për ta ndryshuar historinë.

Përveç Nicolo Zaniolos, i pretenduar nga disa ekipe të njohur në Serinë A, ka përfshirë edhe Dejan Kulusevskin në listë, pjesë e Tottenham Hotspurit.

Suedezi e njeh shumë mirë Napolin për arsye të përballjeve në të kaluarën pasi ishte pjesë fillimisht e Atalantës, Parmës dhe së fundmi ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.

Prej tre vitesh mesfushori mbron ngjyrat e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ por bardhekaltërit do të tentojnë ta rikthejne në Itali.

Eksperienca e fituar gjatë karrierës mund ti shërbejë rrugëtimit të Napolit drejt trofeve, një kockë e fortë në Itali dhe më gjerë.

Tek ‘’ Spursat ‘’ Dejan Kulusevski po zhvillon një sezon shumë të mirë, i reflektuar deri më tani në 29 sfida dhe 6 gola.

Ulje-ngritjet e Napolit tregojnë se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion dhe për të qenë në lartësinë e duhur, transferimet cilësore janë një domosdoshmëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy