
Shoqata e arbitrave ka reaguar pas akuzave të bëra nga trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro që i quajti gjyqtarët si kamikazë. Përmes një deklarate për shtyp, shoqata e arbitrave kërkon që komisionet përkatëse të marrin masa pasi deklarata të tilla prishin imazhin e arbitrit.



