FIFA në mbështetje të FSHF: Akti dënohet në mënyrën më të ashpër

FIFA në mbështetje të FSHF: Akti dënohet në mënyrën më të ashpër

FIFA ka dalë në mbështetje të FSHF, pas përplasjeve të ndodhura në Shqipëri, para zgjedhjeve për presidentin e FSHF.

FIFA ka reaguar e shqetësuar për situatën që po kalon Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të ndërhyrjeve politike. Ne një letër zyrtare të dërguar sot në adresë të FSHF-së, qeveria e futbollit ndërkombëtar shprehet shumë e shqetësuar për situatën e krijuar dhe thekson mbështetjen e saj të plotë për Federatën e Futbollit në këtë moment.

LETRA E FIFA-s:

I nderuar zoti Shulku,

Me shumë shqetësim kemi mësuar për situatën mjaft problematike me të cilën po përballet Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në procesin e saj zgjedhor.

Në këtë aspekt dhe para së gjithash, u shqetësuam shumë kur morëm vesh për shpërthimin me bombë të ndodhur më 24 janar 2022 në shtëpinë e familjes së Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka. FIFA e dënon këtë akt në mënyrën më të ashpër të mundshme.

Së fundi, dëshirojmë të theksojmë se FIFA pret që FSHF-ja të mbetet në pozicionin për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe të rregullt, pa ndikimin e panevojshëm nga palët e treta në përputhje me statutet dhe rregulloret e sapo miratuara të FSHF-së, si dhe kërkesat e FIFA-s. Ju do të keni mbështetjen tonë absolute në përpjekjet tuaja dhe ne jemi në dispozicionin tuaj të plotë nëse FSHF do të kërkojë ndihmë.

Ju lutemi të na informoni menjëherë për çdo zhvillim në këtë drejtim.

E juaja sinqerisht,

Kenny Jean-Marie

Përgjegjësja e Zyrës së FIFA-s për Federatat Anëtare

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy