
Vendimi i Dybalas për të mos e zgjatur bashkjetesën në Torino i ka ndezur motorrët e Interit për ta transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ argjentinasin .
‘’ La Joya ‘’ do të jetë një lojtar i lirë duke filluar nga 1 korriku i këtij viti dhe zikaltërit e shikojnë një opsion shumë të vlefshëm për të fuqizuar ofensivën sepse sulmuesi nga Kordoba e ka treguar prej shumë sezonesh tek Juventusi se çfarë është i aftë të bëjë në fushën e lojës.
Këtë pistë e kanë përforcuar disa deklarata të drejtorit sportiv Beppe Marotta i cili ka theksuar se Interi ka nevojë për elementë të tillë sidomos tani që i duhet medoemos të mbrojë titullin e fituar në sezonin e kaluar.
Pavarësisht rendimentit në rënie , gjë që është normale në karrierën e çdo lojtari , eksperienca me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ vijon ti akumulojë pretendentë 28 vjeçarit . Më tej italiani ka shtuar :
“ Për futbollistë të këtij kalibri pritet që skuadrat e mëdha të shfaqin interes . Do të tentojmë deri në momentin e fundit pavarësisht se rezultati mund të jetë në disfavorin tonë “ , ishin këto fjalët e Beppe Marottas duke theksuar se 19 herë kampionët e Scudettos nuk duan të ndalen por të shtojnë sukseset në vitirinë.
Si shumë histori të tjera, kjo e ishi-t të Palermos do të ketë një vështirësi më vete sepse nuk duhen harruar as Barcelona dhe Paris St Germain , skuadra të cilat ëndërrojnë që një ditë ta kenë në dispozicion dhe pse jo ta shëndërrojnë në një protagonist absolut në merkato.
Juventinët do të dilnin tejet të humbur sepse flitet për fuqizimin e rivalëve të mundshëm në Champions League me një lojtar që tremb çdo kundërshtar me potencialin që e karakterizon.
Renia e pakuptueshme e rendimentit të përgjithshëm të besuarve të Massimiliano Allegrit po ndikon fuqishëm në vendimarrjen lojtarëve cilësorë dhe nëse gjërat s’ndryshojnë tek bardhezinjtë mund ti thonë golashënuesit lamtumirë në verën e ardhshme .
11 gola dhe 4 asiste në 22 ndeshje konsiderohen të pamjaftueshëm nga traineri italian sepse është mësuar që Paulo Dybala ta impresionojë në çdo takim por ylli i Juventusit nuk ka arritur ti përmbushë pritshmëritë .



